Qëndrimi i mendimtarëve rilindës ndaj Lidhjes Shqiptare Qysh në formimin e saj Lidhja e Pejës pati përkrahjen e rretheve patriotike shqiptare brenda e jashtë atdheut, të cilat, nëpërmjet artikujve të botuar në shtyp dhe thirrjeve drejtuar popullit, propagandonin idenë e bashkimit të shqiptarëve nën drejtimin e Lidhjes, nevojën e shtrirjes së veprimtarisë së saj në të gjithë vendin dhe të luftës për autonominë e Shqipërisë.
Në mars të vitit 1899, kur Lidhja vijonte të shtrihej në qytete të tjera të Shqipërisë dhe po përgatitej një kuvend i përgjithshëm i saj, u botua në Bukuresht nga Shoqëria “Dituria”, pa emrin e autorit, vepra e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë? ” Në këtë vepër Sami Frashëri përcaktoi rrugën që duhej të ndiqte Lidhja e Pejës dhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare në tërësi, në luftën kundër zgjedhës osmane.
Në fillim të majit pushteti i Lidhjes u shtri edhe në sanxhakun e Elbasanit, ku ishin përhapur gjerësisht idetë kombëtare. Popullsia e këtij qyteti miratoi Rezolutën e Dibrës dhe shpalli Besën e bashkimin me Lidhjen Shqiptare. Në pranverën e vitit 1899 u bashkua me Lidhjen popullsia e Shpatit të Elbasanit, e cila ishte dalluar për atdhetarizmin e saj dhe kishte kërkuar në mënyrë të vazhdueshme hapjen e shkollave shqipe në këtë krahinë. Menjëherë pas kësaj Porta e Lartë shtypi me egërsi lëvizjen shqiptare në këtë zonë, arrestoi drejtuesit e saj, Mehmet Merxhanin, Omer Gaxhon, Tom Topuzin e Braho Kadinë.
Promemorja e majit të vitit 1896 zë vend të rëndësishëm në mendimin politik të Rilindjes, si për kërkesat kombëtare që përmbante, ashtu edhe për faktin se ajo kishte dalë nga pena e atdhetarëve shqiptarë, që vepronin e jetonin brenda vendit dhe shprehte pikëpamjet e tyre. Në korrik të vitit 1896 iu dërgua kryeministrit turk dhe nëpërmjet tij sulltanit një memorandum nga një komitet i reformës shqiptare jashtë atdheut (në Bukuresht), në emër të banorëve të krishterë e myslimanë të Ballkanit e të Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë me porosi të delegatëve e të krerëve të vilajeteve të Shkodrës, të Kosovës, të Manastirit e të Janinës. Memorandumi, që mbante nënshkrimin “Në emër të popullit shqiptar” dhe që ishte shkruar në gjuhën turke nga doktor Ibrahim Temoja, atdhetar nga Struga (në atë kohë i arratisur nga Stambolli dhe i vendosur në koloninë shqiptare të Rumanisë), iu dërgua Portës së Lartë me nismën e tij, të Nikolla Naços e të Faik Konicës.
Shqipëria Republika Çeke drejtpërdrejt falas 12.10.2023 11 tet 2023 — Shqipëria Republika Çeke drejtpërdrejt falas 12.10.2023 Shiko Tv 6 Hungari. • Benefitet e planeve Vodafone Next+ dhe Born Free nuk mund ...
Kuvendi i Dibrës dhe Komiteti që doli prej tij miratuan gjithashtu thirrjen e kryetarit të Lidhjes, Haxhi Zekës, për organizimin e një kuvendi të madh kombëtar dhe zgjodhi delegatët e këtij sanxhakut. Vendimet e Kuvendit të Dibrës u miratuan edhe nga popullsia e Elbasanit, e Tiranës, e Beratit, e Starovës, e Korçës, e Ohrit, e Manastirit, e Kërçovës, e Përlepit etj., që shprehu gatishmërinë për t’u bashkuar me Lidhjen Shqiptare. Në mars të vitit 1899, me gjithë pengesat e kajmekamit, në Ohër u mbajt mbledhja e fshehtë e përfaqësuesve të popullsisë së kësaj kazaje, në të cilën u miratua vendimi i Kuvendit të Dibrës dhe u shpall bashkimi me Lidhjen Shqiptare. Po në mars, me nismën e Hasan Blloshmit nga Bërzeshta, të Iljaz Kokodeshit e të Hajdar Kokodeshit, u mbajt mbledhja e përfaqësueve të popullsisë së kazasë së Starovës e të Pogradecit, që miratoi Rezolutën e Kuvendit të Dibrës dhe shpalli bashkimin me Lidhjen.
Më 18 qershor popullsia e Çermenikës shpalli gjithashtu bashkimin me Lidhjen Shqiptare e miratoi vendimet e saj dhe ato të Kuvendit të Dibrës. Hynë në Lidhje edhe krahina e Babjes, e Mokrës së Sipërme dhe gjithë nahija e Qukësit, që formuan një Komitet, me qendër në katundin Bërzeshtë. Me shtrirjen e pushtetit të Lidhjes në krahinat e ndryshme të vendit, ajo filloi të shndërrohet në një organizatë mbarëshqiptare. Duke bërë fjalë për këto arritje, Sami Frashëri shkruante në mars të vitit 1899: “Lidhja po bëhet në Shqipëri, Besa po forcohet, bashkimi po zgjerohet. Nga një çip’i Shqipërisë u zu Lidhja edhe ditë më ditë po përhapet nëpër tërë Shqipërit”.
Nga mesi i viteve 90 edhe Serbia, duke ndjekur shembullin e Bullgarisë, filloi të hedhë bandat e saj në territoret periferike të vilajeteve të Kosovës e të Manastirit, ndërsa bandat greke, të përbëra nga ushtarë e oficerë grekë, në verën e vitit 1896, vepronin në viset e Maqedonisë e të Shqipërisë, deri në rrethet e Prespës, të Peristerit etj. Organizatat nacionaliste bullgaro-maqedone dhe ato greke me bandat e tyre sulmonin popullsinë e fshatrave krishtere shqiptare e maqedone për ta detyruar atë të braktiste kombësinë e vet dhe, sipas përkatësisë fetare, të shpallej bullgare ose greke. Përveç kësaj, gjatë viteve 1896-1897 bandat e armatosura bullgare, serbe e greke zhvilluan në qendra të ndryshme të vilajeteve të Selanikut, të Manastirit e të Kosovës përleshje të armatosura jo vetëm kundër forcave ushtarake osmane, por edhe kundër njëra-tjetrës, duke tërhequr në këtë luftë edhe kombësitë e ndryshme të këtyre vilajeteve. Edhe qëndrimi që Fuqitë e Mëdha mbanin ndaj çështjes shqiptare, nuk ndihmonte në zgjidhjen e saj.
((SHIKONI##)) Shqipëria U21 Rumania U21 transmetim i drejtpë ... Hungaria në të njëjtën ditë dhe u aneksua formalisht të nesërmen. [[TV]] [Transmetim-] Shqipëria U21 Rumania U21 drejtpërdrejt falas 14 orë më parë — Shqipëria ...
((FUTBOLLI!!)) Shqipëria Republika Çeke drejtpërdrejt falas 11 tet 2023 — (FUTBOLLI!!)) Shqipëria Republika Çeke drejtpërdrejt falas 12/10/2023 2 orë më parë — [SHIKO TV>>>>]] Shqipëria Republika Çeke drejtpërdrejt ...
Prandaj me frazat “për besnikërinë ndaj sulltanit”, “për gatishmërinë për të jetuar në suazat e pushtetit të tij”, që përfshiheshin në hyrjen e Rezolutës së Kuvendit të Pejës, drejtuesit e Lidhjes nuk kishin aspak ndërmend të përjetësonin sundimin osman në Shqipëri, por të shprehnin synimet e tyre për të mbrojtur paprekshmërinë territoriale të Shqipërisë, për të mos lejuar që ajo të kalonte nga sundimi osman, i cili ishte në kalbëzim e sipër dhe po shkonte dita-ditës drejt fundit, nën një robëri të re edhe më të rrezikshme të shteteve ballkanike ose të ndonjë prej fuqive evropiane.
Wake Up/ Dr.Erand Llanaj: Hungaria i ofron falas - YouTube YouTube YouTube 4:09 YouTube Top Channel Albania 28 tet 2021 28 tet 2021
[SHIKO TV>>>>] Shqipëria U19 Sllovenia U19 drejtpërdrejt 20 nën 2023 — [SHIKO TV>>>>] Shqipëria U19 Sllovenia U19 drejtpërdrejt falas 21 nëntor 2023 6 ditë më parë — Kosova U19 Sllovenia U19 shiko live 14 nëntor ...